Na ndiqni edhe në

Bota

Vrau gruan dhe krijoi një skenar filmash, gjykata lë në burgun e grave pilotin 32-vjeçar!

Vrau gruan dhe krijoi një skenar filmash, gjykata lë në burgun e

Autoritetet greke kanë caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i akuzuar pëër vrasjen e 20-vjeçares britanike, bashkëshortes së tij.

Sipas mediave greke, Anagnostopoulos për arsye sigurie është dërguar në burgun e grave në Korydallos.

Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis ka thënë se i akuzuari nuk i ka ndryshuar deklaratat që ka bërë më herët.

“I akuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën”, është shprehur avokati.

Më herët Babis Anagnostopoulos ka kërkuar falje pasi shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e vajzës së tij, Lidia. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen e 11 majit./M.M-dritare.net