Na ndiqni edhe në

Bota

Flet shoqja e 20-vjeçares: Nuk ka patur përplasje fizike, Caroline do ta rrihte, merrej me arte marciale!

Flet shoqja e 20-vjeçares: Nuk ka patur përplasje fizike, Caroline

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje e vrasjen e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj. Në mes hetimeve, është ngritur pretendimi se mes çiftit ka patur konfrontim fizik, para se të ndodhte krimi, ndërsa alibia është hedhur poshtë nga shoqja e Caroline-s.

Mikesha e 20-vjeçares ka deklaruar se ajo merrej me arte marciale dhe se nëse do të kishte përplasje fizike Caroline do ta rrihte bashkëshortin.

“Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo do ta rrihte Babis-in. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte”, ka rrëfyer ajo. Piloti 32-vjeçar do të dalë para trupit gjykues më 25 qershor./M.M-dritare.net