Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Momenti kur gazetari i The Wall Street takohet me të ëmën pasi u lirua nga burgu rus!

Foto/ Momenti kur gazetari i The Wall Street takohet me të ëmën

Lot gëzimi dhe malli e shoqëruan takimin e gazetarit Evan Gershkovich pasi takoi nënën e tij pas 500 ditësh qëndrimi në një burg të Rusisë. Ai u lirua nga burgu bashkë me Paul Whelan, Alsou Kurmaseva, pas shkëmbimit më të madh të të burgosurve midis Perëndimit dhe Rusisë. Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris i pritën ata në bazën ushtarake Andrews në Maryland.

Foto/ Momenti kur gazetari i The Wall Street takohet me të ëmën

Përtej shikimit disi të rraskapitur dhe kuptohet i lodhur, Evan Gershkovich nuk i tregoi efektet e kohës së tij në një burg rus. Në vend të kësaj, pasi përqafoi familjen dhe foli me presidentin Biden dhe Harris-in, ai shkoi te kolegët e tij gazetarë për më shumë përqafime, buzëqeshje dhe shaka. Dhe pa dyshim disa citate për edicionet e nesërme.

Foto/ Momenti kur gazetari i The Wall Street takohet me të ëmën

Ai tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke pasur parasysh ato që ka kaluar gjatë 500 ditëve të fundit. Një gazetar që nuk kishte ndërmend të ishte ai tregimi, u fut në një lojë më të gjerë gjeopolitike në të cilën ai ishte peng. Dhe tani duhet të përballet me presionin intensiv të interesit të medias botërore, ndërsa ai e merr veten nga sprova e madhe që kaloi.

Foto/ Momenti kur gazetari i The Wall Street takohet me të ëmën

I burgosuri i profilit më të lartë ishte Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi në mars të 2023-shit pas një udhëtimi pune dhe u dënua në korrik me 16 vjet burg për akuzat për spiunazh që u denoncuan nga SHBA-ja./K.C/dritare.net