
Shenjë e fortë e krizës klimaterike/ Bie shi për herë të parë në Grenlandë
Dritare.net
Për herë të parë regjistrohen reshje shiu në Grenlandë. Temperaturat normalisht janë shumë nën zero në majën 3,216 metra dhe reshjet janë një shenjë e fortë e krizës klimatike. Shkencëtarët në stacionin samitor të Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA-së panë që shiu po binte gjatë 14 gushtit, por nuk kishin matës për të matur rënien sepse reshjet ishin të papritura. Në të gjithë Grenlandën u lëshuan nga retë rreth 7 miliardë tonë ujë.
Shiu ra gjatë tre ditëve jashtëzakonisht të nxehta në Grenlandë kur temperaturat ishin 18 gradë më të larta se mesatarja. Si rezultat, u vu re shkrirje e akullnajave në pjesën më të madhe të Grenlandës.
Raporti i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike arriti në përfundimin se ishte e qartë se emetimet e karbonit nga aktivitetet njerëzore po ngrohin planetin dhe shkaktojnë ndikime të tilla si shkrirja e akullit dhe ngritja e nivelit të detit./K.C/dritare.net

















