Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK zbardh dosjen e përgjakshme të Avdylajve dhe Rrumit të Shijakut. Bashkëpunim për vrasje dhe tjetërsim pronash në Durrës

SPAK zbardh dosjen e përgjakshme të Avdylajve dhe Rrumit të

Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e grupeve kriminale të Avdylajve në Durrës dhe të Aleksandër Lahos (Rrumit të Shijakut), të akuzuar për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit.

Hetimet e SPAK, të mbështetura në komunikimet e përgjuara përmes aplikacionit SkyECC, zbulojnë një bashkëpunim të ngushtë mes dy grupeve, që kombinonin interesat kriminale për vrasje me pagesë dhe përvetësim pronash.

Si u lidhën grupet

Sipas dosjes, Avdylajt kishin porositur vrasjen e Edmir Bregut për hakmarrje, ndërsa Rrumi i Shijakut u kishte dhënë prona si shpërblim, në këmbim të ndihmës për eliminimin e kundërshtarëve të tij, si Plarent Dervishaj, Mond Çekiçi dhe Lulzim Berisha.

Në një bisedë të datës 14 shtator 2020, Rrumi shkruante se “i pari duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Çekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj”.

Porositë për vrasje dhe frikësim

Në mesazhet e siguruara nga SPAK, Astrit Avdylaj udhëzonte nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregonte kujdes dhe të përdorte maskë në çdo dalje:

“Maskën në kokë, dorezat në duar… gjuaj në bark.”
Në biseda të tjera, anëtarët e grupit flisnin për vendosje gjobash dhe terror ndaj qytetarëve të Durrësit, duke urdhëruar:

“Duhet të vdesin njerëz që t’i zërë paniku të tjerët.”

Blerja e armëve dhe ekzekutimi

Nga hetimet del se grupi kishte siguruar arsenal armësh — pistoleta, kallashnikovë dhe snajperë — me vlerë rreth 4 mijë euro, ndërsa Ermir Dedja, i identifikuar si ekzekutor i Edmir Bregut, është vrarë në maj 2025.

Struktura e grupit të Avdylajve

Astrit Avdyli – porositësi
Elidon (Aldo) Avdyli – financuesi dhe organizatori
Ermir Dedja – ekzekutori (i vrarë në maj 2025)
Alfred Doka & Enea Kume – vëzhgues dhe ndihmës në lokalizimin e viktimës
SPAK thekson se dy grupet kishin ngritur një rrjet kriminal të mirëorganizuar, që vepronte mes Durrësit e Shijakut për eliminime fizike dhe përfitime përmes pronave të grabitura.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa disa prej të dyshuarve, përfshirë Aleksandër Lahoon dhe Aldo Avdylin, janë ende në kërkim./L.F-dritare.net