
Mikela tregon për herë të parë prishjen e miqësisë me Efin
Dritare.net
Mikela Pupa ishte e ftuar së fundmi në UëTëFë Show në Andale Media, ku ndër të tjera foli edhe për prishjen e miqësisë me Efi Dhedhesin. E pyetur nga moderatorët nëse ishte penduar që u fut së bashku me Efin në "BBVA" 2, Mikela u përgjigj:
"Nuk pendohem. Jam njeri që nuk rri e vras shumë mendjen 'Si ndodhi?', 'Pse ndodhi?'. Dhe më pëlqen që ndodhi ashtu sepse më vonë koha tregoi dhe shumë gjëra të tjera."
Pasi tregoi se nuk kanë më asnjë lloj kontakti me njëra-tjetrën, Mikela tregoi dhe variantin e saj për atë që ndodhi midis ish-mikeshave të ngushta:
"Nuk na ndau Big Brother-i. Nuk mund të të ndajë dikush nëse është një marrëdhënie e sinqertë, e fortë. Nuk dua të ndaloj shumë te kjo pjesa, gjëja e vetme që mua më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë dhe kam qenë shtatzënë. Dhe është e vërtetë ajo që thonë gjithë gratë shtatzënë që 'si të sillen njerëzit në atë periudhë, ti s'do ta harrosh kurrë. Kjo është e vetmja gjë që më ka ngelur pak... por që i uroj më të mirat dhe të ketë suksese në jetën e vet."
Ndonëse Mikela i uroi më të mirat Efit, qartësisht ajo dukej ende e zhgënjyer për çfarëdo që ka ndodhur mes të dyjave.
Në fund, ajo nënkuptoi se mund të jetë përballur me një tjetër version të Efit, pas fitimit të një lloj popullariteti:
"Shiko, është një shprehje e vjetër që thotë 'Kur të kesh lekun dhe famën i kupton vërtet njerëzit se kush janë'."/Anabel.al

















