
Ushqimet e përpunuara rëndojnë sklerozën e shumëfishtë! Studim i ri tregon rrezikun
Dritare.net
Ëmbëlsirat, ushqimet e gatshme dhe junk food nuk e shkaktojnë sklerozën e shumëfishtë, por mund ta përkeqësojnë gjendjen e personave që jetojnë me këtë sëmundje. Një studim i prezantuar në Kongresin Evropian për Sklerozën e Shumëfishtë (ECTRIMS) tregon se ushqimet e ultraprocesuara nxisin inflamacionin kronik dhe përshpejtojnë përparimin e sëmundjes.
Studimi përfshiu mbi 450 persona me sklerozë të shumëfishtë dhe arriti në përfundimin se ata që konsumonin më shumë ushqime të tilla kishin 30% më shumë rikthime të sëmundjes krahasuar me ata që ndiqnin një dietë më të shëndetshme. Përveç kësaj, pacientët që konsumonin shpesh produkte të përpunuara kishin më shumë dëmtime në tru, një tregues i qartë i përparimit të sëmundjes.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse ushqimet e përpunuara nuk janë shkak i drejtpërdrejtë i sklerozës së shumëfishtë, ato veprojnë si “përshpejtues” të inflamacionit dhe mund t'i përkeqësojnë simptomat. Zgjedhja e një ushqyerjeje të balancuar dhe të pasur me produkte natyrale shihet si një ndihmë e rëndësishme në menaxhimin e sëmundjes./K.C/dritare.net

















