Na ndiqni edhe në

Bota

Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet

Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ishte presioni diplomatik dhe ushtarak ai që detyroi Hamasin të lirojë pengjet që mban në Gaza. Ai tha:

"Në fazën e dytë, Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet, qoftë në mënyrën e lehtë, qoftë në mënyrën e vështirë, por kjo do të arrihet."

Ai gjithashtu shprehu shpresën për rikthimin e të gjitha pengjeve:
"Shpresoj që të gjitha pengjet që mbahen në Gaza të kthehen në ditët në vijim."

Netanyahu falënderoi edhe presidentin amerikan për mbështetjen:
"Faleminderit shokut tim të dashur, President Donald Trump, për mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit."

Deklarata vjen pas disa ditësh tensioni dhe negociatash mbi lirimin e pengjeve dhe situatën në Gaza./K.C/dritare.net