Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama rikthen podkastin e tij “Flasim” dhe zbulon të ftuarën e parë!

Rama rikthen podkastin e tij “Flasim” dhe zbulon të

Kryeministri Edi Rama rikthen këtë të diel podkastin e tij “Flasim”, i cili hyn tashmë në sezonin e pestë. Episodi i parë do të transmetohet më 5 tetor 2025, në orën 09:30, dhe e ftuara e parë është kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Përmes një video-premiere të publikuar në rrjetet sociale, Rama u shpreh se që prej prezantimit të Dielles si ministre, zyra e tij është “përmbytur nga kërkesa për intervista”, duke e cilësuar këtë rast si të veçantë.

“Mandati i katërt ka nisur. Do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, durim dhe forcë të hekurt ligjore deri në fund”, tha Rama në hapje, përpara se të prezantonte Manastirliun.

Podkasti mbyllet me një deklaratë të drejtpërdrejtë të Ramës drejtuar Manastirliut: “Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Si e ndjen këtë barrë mbi supe?”. Përgjigjja e saj, megjithatë, mbetet për t’u zbuluar në episodin e plotë të “Flasim”./K.C/dritare.net