Na ndiqni edhe në

Bota

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë në Everest!

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në

Qindra alpinistë dhe udhërrëfyesit e tyre u ngjitën në malin Everest këtë muaj në Nepal.

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në

Alpinistët dhe udhërrëfyesit e tyre u përpoqën të ngjiteshin në malin e famshëm në maj, duke luftuar me kushtet e vështira të motit në malin më të lartë në botë me qëllim prekjen e majës prej 8,849 metrash.

Për shkak të periudhave të kufizuara të motit të mirë pranë majës, një numër i madh alpinistësh u rreshtuan të lidhur me litarin e vetëm të sigurisë, një fenomen të njohur si “bllokimi i trafikut në Everest”.

“Në përgjithësi në Everest moti është faktori kyç dhe nuk ishte siç ishte parashikuar. Dhe së dyti, ishte e mbushur me njerëz sepse atje kishte si profesionistë ashtu edhe fillestarë në të njëjtën kohë”, tha Pasang Rinji Sherpa, i cili e ka ngjitur majën dy herë.

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në

Sipas tij, vetëm alpinistët e përzgjedhur ose të trajnuar duhet të lejohen të përpiqen të arrijnë majën në mënyrë që përvoja të jetë më e sigurt dhe më e lehtë për të gjithë.

“Tani për tani, ka fillestarë pa përvojë ose njohuri dhe profesionistë në të njëjtën kohë, dhe kjo po shkakton problemin”, tha ai. “Alpinistët duhet të kenë njohuri bazë për të përdorur pajisjet siç duhet dhe për të qenë të sigurt gjatë ngjitjes në Everest”, shtoi ai.

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në

Ministria e alpinizmit e Nepalit njoftoi se 468 alpinistë të huaj nga 57 vende kanë marrë leje për t’u ngjitur në Everest deri në fund të majit, së bashku me afërsisht të njëjtin numër guidash malore nepaleze./E.P-dritare.net

Qindra alpinistë në radhë për të arritur në