
Çfarë marrëdhënie ka me Ilir Metën, Berisha: Pas 11 majit...
E Shtunë 31 Maj 2025, 15:03
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për marrëdhënien me Ilir Metën pas zgjedhjeve të 11 majit dhe nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.
“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.
Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha./L.F-dritare.net

















