
Zyrtarisht beqare, ish-banorja e "BBV 4" konfirmon divorcin nga ish-burri
E Diel 1 Qershor 2025, 16:04
Dritare.net
Kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Loredana Brati, zbuloi se ishte e martuar me letra. Edhe pse ishte ndarë nga ish-partneri, ky i fundit nuk i kishte dhënë divorcin.
E mbrëmjen e djeshme ish-banorja e BBV zbuloi në “Goca dhe Gra” se është zyrtarisht beqare. Loredana tregoi se ka përfunduar martesa që kishte zgjatur disa vite, raport i krijuar për letrat italiane.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, ka pohuar Loredana me sinqeritet.
Ndërkohë fansat e saj janë kuriozë që të dine se çfarë po ndodh me raportin e saj me këngëtarin, Jozefin Marku./K.C/dritare.net

















