Na ndiqni edhe në

Bota

I dha shpresë botës/ Vdes njeriu i parë që u shërua nga HIV

I dha shpresë botës/ Vdes njeriu i parë që u shërua nga

Njeriu i parë i kuruar nga HIV, Timothy Ray Brown ka vdekur nga kanceri. Brown-it, i cili njihej edhe si "pacienti i Berlinit", iu bë një transplant i palcës së kockave, e marrë nga një dhurues që ishte rezistent ndaj HIV-it.

Kjo do të thoshte se ai nuk kishte më nevojë për ilaçe antivirale dhe u çlirua nga virusi, i cili mund të kthehej në SIDA dhe ta bënte atë të vuante, deri sa t'i merrte jetën.

Shoqata Ndërkombëtare e Ndihmave tha se Brown i dha botës shpresë, se një kurë kundër HIV-it ishte e mundur.

I dha shpresë botës/ Vdes njeriu i parë që u shërua nga

Brown, lindi në SHBA. Ai u diagnostikua me HIV, ndërsa jetonte në Berlin në 1995-ën. Pastaj në 2007-ën u diagnostikua me leucemi akute mieloide. Trajtimi i tij përfshinte shkatërrimin e palcës së kockave, e cila po prodhonte qelizat kancerogjene dhe më pas transplantimin e palcës nga një njeri tjetër. Personi që dhuroi palcën kishte një mutacion të rrallë të ADN-së të quajtur gjen CCR5, që e bënte rezistent ndaj HIV-it./K.C/dritare.net