Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tom Doshi dhe deputetja e PS-së heqin dorë nga mandati

Tom Doshi dhe deputetja e PS-së heqin dorë nga mandati

Në ditën e parë të Legjislaturës së XI, Kuvendi i Shqipërisë regjistroi zhvillime të papritura: deputetët Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë deklaruar heqjen dorë nga mandatet e tyre, duke lënë bosh dy vende në sallën e parlamentit.

Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati.

Sipas Kodit Zgjedhor, vendet e mbetura bosh plotësohen automatikisht nga kandidati i radhës në listat shumëemërore të dorëzuara në KQZ. Kjo do të thotë se Kuvendi nuk do të mbetet me më pak se 140 deputetë, ndërsa procedura e zëvendësimit pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Këto dorëheqje në ditën e parë të sesionit parlamentar tregojnë se legjislatura e re nis me zhvillime dinamike, duke shtuar kuriozitetin mbi përbërjen përfundimtare të Kuvendit dhe rolin që do të kenë pasardhësit e dy mandateve të lëna bosh./K.C/dritare.net