Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Begaj pret Ramën në presidencë për mandatimin e qeverisë së re!

Begaj pret Ramën në presidencë për mandatimin e

Pas çeljes së legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.

Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri presidentit Begaj me qëllim dekretimin e të 16 emrave të kabinetit qeveritar. Po ashtu të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara presidentit të Republikës për mbajtjen e detyrës për 4 vitet e ardhshme.

Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shpalli dhe emrat që do të formojnë skuadrën “Rama 4” për këtë mandat 4-vjeçar. Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali./E.P-dritare.net