Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK çoi për hetim dosjen Veliaj, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

SPAK çoi për hetim dosjen Veliaj, Etleva Deda caktohet gjyqtare e

Etleva Deda është gjyqtarja që do të vendosë nëse dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurit e tjerë do të kalojë për gjykim. Brenda 10 ditësh, ajo duhet të caktojë datën e seancës paraprake.

Dosja u dorëzua më 10 shtator, shtatë muaj pas arrestimit të Veliajt. Sipas SPAK, ai dhe bashkëshortja dyshohen për 9 raste korrupsioni pasiv me kompani dhe OJF që morën leje ndërtimi dhe fonde publike në këmbim të ryshfetit. Katër akuza të tjera përfshijnë pastrim parash, fshehje të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të palejuara në burg. SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa ka përfituar pasuri monetare dhe të paluajtshme në mënyrë të parregullt./L.F-dritare.net