
Tolgahan dhe Almeda vizitë surprizë në Tiranë, takim të veçantë me Ramën
Dritare.net
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare, Almeda Abazi, janë pritur në Tiranë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, Sayisman ka ndarë një postim në rrjete sociale, ku është shprehur i nderuar për këtë moment:
"Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër Edi Rama”, shkroi aktori turk.
Çifti Sayisman–Abazi vjen shpesh në Shqipëri, ku gëzojnë popullaritet të madh, si për aktivitetin artistik, ashtu edhe për lidhjet e tyre me publikun shqiptar./K.C/dritare.net

















