Na ndiqni edhe në

Bota

Presidenti Trump kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e vajzës ukrainase në tren

Presidenti Trump kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas vrasjes së vajzës ukrainase, Iryna Zarutska, në një tren në Charlotte, Karolinën e Veriut.

Në një video të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump e ka cilësuar sulmin si një akt barbar dhe ka kërkuar që autori, Decarlos Brown Jr., të dënohet me vdekje.

Ai ka theksuar se nuk ka opsione të tjera për këtë “kafshë” dhe ka kërkuar një gjykim të shpejtë.

Trump ka fajësuar politikat demokratike për lehtësimin e lëvizjes së kriminelëve të dhunshëm dhe ka kërkuar dënime më të ashpra për ata që kryejnë krime të tilla./K.C/dritare.net