Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria drejt një revolucioni mjedisor: Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për mbetjet

Shqipëria drejt një revolucioni mjedisor: Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke synuar një reformë tërësore në trajtimin e mbetjeve në vend.

Ky projektligj synon krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve dhe mbështet kalimin drejt një ekonomie qarkulluese.

Sipas projektligjit, Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, ku do të ndërtohen 10 impiante për përpunimin dhe selektimin e mbetjeve. Po ashtu, parashikohet ndërtimi i 3 landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat, si dhe mbyllja e 66 venddepozitimeve aktuale.

Projektligji u prezantua edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe për avancimin e politikave mjedisore në vend.

Vendimi i plotë:

" V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRЁVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDЁRMJET REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.70/2022 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmit, ratifikuar me ligjin nr.70/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.", thuhet në VKM./K.C/dritare.net