Na ndiqni edhe në

Bota

Charlie Kirk e parashikoi vrasjen e tij në 2014-ën. Ja postimi!

Charlie Kirk e parashikoi vrasjen e tij në 2014-ën. Ja postimi!

Pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk më 10 shtator 2025 në Universitetin e Utah, një postim i tij i vitit 2014 është rikthyer në vëmendje, duke ngjallur reagime të shumta dhe spekulime.

Më 23 qershor 2014, Kirk kishte postuar në X (ish-Twitter):

“Mos vallë më qëlloi një AR-15? Kështu më duket.”

Charlie Kirk e parashikoi vrasjen e tij në 2014-ën. Ja postimi!
Ky postim, i cili në atë kohë ishte marrë si një shaka, tani po rikthehet në mënyrë virale pas atentatit të tij. Disa përdorues të rrjeteve sociale po spekulojnë se postimi duket si një parashikim ironik i ngjarjes së fundit, ndërsa të tjerë e shohin si një referencë të thjeshtë humoristike për situata të tjera në të kaluarën.

Në lidhje me llojin e armës së përdorur në vrasje, autoritetet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar. Megjithatë, spekulimet flasin për një AR-15, një pushkë gjysmë-automatike shumë e përhapur në SHBA dhe shpesh e përfshirë në masakrat me armë zjarri. Rreth 25 milionë të tilla mendohet se ndodhen në duart e civilëve amerikanë.

Ky postim i vitit 2014 ka ngjallur një valë reagimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale, duke shtuar kompleksitetin e diskutimeve publike pas ngjarjes tragjike./K.C/dritare.net