Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Na duhet reformë e re territoriale!

Rama: Na duhet reformë e re territoriale!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nevojën për një rishikim të ndarjes administrative territoriale në vend, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së Shqipërisë për vitin 2030 dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama theksoi se reforma territoriale do të realizohet përmes ngritjes së një komisioni analitik që do të punojë mbi ndryshimet domethënëse që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit.

“Koha ka sjellë në rendin e ditës nevojën e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale. Komisioni do të nisë punën analitike për të thelluar këtë reformë, duke reflektuar ndryshimet domethënëse të këtyre viteve, me fokus kryesor mirëpërgatitjen në nivelin vendor për Shqipërinë 2030 në BE,” tha Rama.

Ai shtoi se komisioni do të punojë si komisionet e përhershme, duke nisur nga organizimi dhe konsultimi publik i gjerë dhe duke ftuar edhe partitë e tjera parlamentare të japin kontributin e tyre. Sipas Kryeministrit, qëllimi i kësaj reforme është të sjellë një cilësi të re të qeverisjes vendore dhe të përmirësojë administrimin lokal në të gjithë vendin.