Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E kanë një emër që do përballet me Manastirliun për Bashkinë e Tiranës? Ja çfarë thotë Berisha

E kanë një emër që do përballet me Manastirliun

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot pas prezantimit të kabinetit të ri qeveritar dhe pas propozimit të Edi Ramës për Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai deklaroi se opozita do të ketë kandidaturën e vet, e cila do të dalë nga procedurat e brendshme, duke theksuar se Partia Demokratike ka figura të spikatura për t’u përballur me kandidaten e mazhorancës.

“Padiskutim kemi kandidatura, por ato do të dalin në bazë të procedurave. Mendoj se PD-ja ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin. Nuk mund të ketë emër tjetër përveçse ‘korba e Covid’”, u shpreh Berisha, duke iu referuar Manastirliut.

Sa i përket emrave konkretë, Berisha tha se nuk do të avancojë asnjë kandidat pa një diskutim të gjerë brenda forcës politike: “A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime? Nuk mund ta bëj”./K.C/dritare.net