
Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Salla pritet të marrë detyrën në kabinetin e ri qeveritar, duke zëvendësuar Albana Koçiu.
Kryeministri Rama vlerëson eksperiencën e gjerë akademike dhe profesionale të Zonja Salës, veçanërisht në imazhimin diagnostik dhe radioterapinë onkologjike, si dhe angazhimin e saj si pedagoge në universitete të jashtme dhe në Shqipëri.
Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh./L.F-dritare.net

















