Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, kreu i qeverisë përgjegjës edhe për Diellën

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, kreu i qeverisë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Tashmë Rama do t’i paraqesë presidentit listën e emrave të kabinetit “Rama 4”, me 16 ministra që do të dekretohen një nga një nga Kreu i Shtetit. Dekretet do të kalojnë më pas në Kuvend, ku do të shqyrtohen bashkë me programin qeverisës. Pas miratimit, ministrat do të kryejnë betimin para presidentit Begaj.

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, kreu i qeverisë

Në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhet se Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella.

Ndërkohë, në seancën e sotme parlamentare që pritet të rifillojë në orën 17:00, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të bëjnë betimin për mandatin e ri katërvjeçar.

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, kreu i qeverisë

Një ditë më parë, Rama prezantoi emrat e kabinetit “Rama 4”, i cili do të drejtojë vendin gjatë këtij mandati. Risi e këtij formacioni është ministria e 17-të, që për herë të parë do të ketë në krye një ministre virtuale – Diellën, një inteligjencë artificiale e krijuar për të shërbyer në proceset e prokurimeve publike./L.F-dritare.net