
Video/ Betohem, por jo Tërmet! Lapsusi i Llajos shkakton të qeshura në Kuvend
E Premte 12 Shtator 2025, 18:06
Dritare.net
Seanca e betimit të deputetëve të rinj të Kuvendit nuk kaloi pa momente komike. Kryesuesi i seancës, deputeti socialist Vasil Llajo, i cili udhëhoqi procedurat për shkak të moshës, bëri disa lapsuse teksa lexonte emrat e ligjvënësve.
Një prej tyre ishte deputeti demokrat Tomor Alizoti, të cilin Llajo e thirri gabimisht “Tërmet Alizoti”.
Reagimi nga salla erdhi menjëherë me batutën e vetë Alizotit, i cili tha me humor:
“Betohem, por jo Tërmet.”
Ky moment u shoqërua me të qeshura nga deputetët, duke zbutur për pak minuta atmosferën e tensionuar që kishte shoqëruar fillimin e legjislaturës së re./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















