Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Çfarë më tha Diella pasi pa parlamentin sot!

Rama: Çfarë më tha Diella pasi pa parlamentin sot!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh simbolik duke iu referuar “Diellës”, anëtares së parë virtuale të kabinetit qeveritar, e krijuar nga inteligjenca artificiale dhe e dedikuar për prokurimet publike.

"Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon".

“Diella” u prezantua nga qeveria si një inovacion digjital për të rritur transparencën dhe efiçencën në menaxhimin e prokurimeve publike, duke u bërë asistenti i parë virtual me inteligjencë artificiale në një kabinet qeveritar në Shqipëri.

Ky reagim vjen në një ditë kur opozita ka bojkotuar nisjen normale të punimeve të parlamentit./L.F-dritare.net