
Chiara Ferragni postoi sërish një foto nudo dhe rrjeti u ndez sërish nga debatet. Në fakt qëllimi i fotos këtë herë është të reklamojë çizmet, të vetmet që mban veshur. Poza është tejet sensuale, e ulur në një kolltuk lëkure me këmbët dhe krahët e mbledhura.

Influencuesja është në humor për provokime dhe pyet ndjekësit: e dini cfarë po mendoj?

Komentet përgjithësisht janë komplimentuese, por ka edhe nga ata që, si zakonisht, nuk i konsiderojnë pozat e saj të nxehta të përshtatshme për rolin e saj si nënë. Mes komtëve me zemra dhe disa ‘uau’, ekziston edhe mosmiratimi për këtë foto.

Por edhe këtë herë, qëllimi për t’i bërë njerëzit të flasin për të, u arrit. Mirë apo keq kjo nuk ka rëndësi. /L.F-dritare.net
