Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Borxh Sorosit? Meta: Nuk kam përfituar asnjë biletë avioni

Borxh Sorosit? Meta: Nuk kam përfituar asnjë biletë avioni
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Presidencë, kreu i shtetit, Ilir Meta ka sulmuar sërish George Sorosin. Meta u shpreh se, nuk i ka asnjë borxh Sorosit, dhe nëse do të kishte, do t'ia kishte kthyer, e  do të vazhdonte të mbronte interesat kombëtare.

“Unë nuk ndërhyj në asnjë debat të brendshëm të një force politike. Unë nuk kam asnjë detyrim ndaj Soros dhe fondacioneve të tij, asnjëherë nuk kam përfituar asnjë biletë avioni apo ndonjë gjë tjetër, që të kem ndonjë detyrim apo brejtje ndërgjegje, por edhe po të kisha, do ia kisha kthyer, dhe do vazhdoja në mbrojtje të interesit kombëtar.”, -u shpreh kreu i shtetit./K.C/dritare.net