Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bes Kallaku- Spiropalit: Lele kaçurrele, më fal për vonesën, po lexoja historinë e Skënderbeut

Bes Kallaku- Spiropalit: Lele kaçurrele, më fal për
Aktori i humorit Bes Kallaku i është përgjigjur ministres Spiropali, pasi kjo e fundit një ditë më parë i përmendi emrin duke shkruar në twiter: “E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”.

Besi i kërkon ndjesë ministres për vonesën duke ironizuar se po lexonte historinë e skënderbeut.

Duke iu drejtuar me ‘lele kaçurrele’, Kallaku i kujton Spiropalit se Besi është i Ijes, Gjini është i portokallisë.

“Lele kaçurrele ti. Mfalni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Skënnderbegi’ dhe nuk kisha qasje në rrjet. Beshi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç ‘gazit’ mos harrojmë edhe Erion Isain”, shkruan Besa Kallaku./e.k-Dritare.net