
Bëri bujë në media, reagon deputetja: Nëse je e bukur, bën shumë punë
E Enjte 11 Janar 2018, 09:09
Dritare.net

“Unë vishem ndoshta pak me liberale se të tjerët brenda Parlamentit, por unë vishem si e ndiej. Varet si e definon provokuesen. Edhe në Kosovë kemi kod dhe e respektoj, por unë jam më simpatike për median dhe jam gjithmonë në media dhe ata bëjnë lajm. Unë bëj një punë shume serioze dhe jam shumë e suksesshme. Nëse je e bukur, mund të jesh edhe produktive edhe pozitive edhe mund të bësh më shumë punë gjatë ditës. Veshja është mënyra e jetës. Unë kam lindur me rrobaqepës dhe s’mund ta ndryshoj veten se jam deputete, thjesht bëj një balancë për çka kam nevojë në stilin tim të veshjes”, tha Balje./L.P./Dritare.net

















