
Ben Blushi sqaron të vërtetën për emrat e ministrave me dashnore
Dritare.net

Ja sqarimi i plotë i Blushit:
NJË SQARIM PËR PORTALET E SHQIPËRISË
Gjatë ditës së djeshme portalet Opinion, Panorama, Syri.net, Sot.news, Newsbomb, Mapo dhe ndoshta dikush tjetër kane cituar faqe të cilat nuk janë të autorizuara nga unë. Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal.
Jam i detyruar ti kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet,komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim. Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirekuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm. Shpresoj se paskëtaj, gazetarët mekanikë të portaleve do kenë mirësinë ta rregjistrojnë si link faqen time zyrtare që është vetëm kjo dhe asnjë tjetër!

















