
Ben Andoni: Shqiptarët po përdoren për Reformën në Drejtësi
E Mërkurë 16 Tetor 2019, 23:11
Dritare.net

"Në këtë rast me Reformën në Drejtësi, më vjen keq ta them, por shqiptarët po përdoren pak. Po përdoren sepse ai standardi është i jashtëzakonshëm, ai standard që kam përshtypjen se edhe në vende me nivele demokracie të konsoliduar nuk arrihet dot. Mendoj që në fillim ato 140 kartonët kanë qenë problematikë. Kanë qenë në presion të madh. Në këtë standard është e pamundur të ngresh institucione. Ti mund ti ngresh institucionet pas një viti, por njerëzit që do penetrojnë nuk do kenë asistencën, përgatitjen e duhur dhe garancitë", tha Andoni./I.M-dritare.net

















