Na ndiqni edhe në

Arkiv

Basha viziton familjen me 11 anëtarë: S’ka për të mbetur fëmijë shqiptari pa studiuar

Basha viziton familjen me 11 anëtarë: S’ka për të
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar sot për vizitë në familjen e Agimit dhe Fitores. Agimi dhe Fitorja, bashkë me 8 fëmijët jetojnë në kushte tejet të vështira. Dhe Basha  është shprehur se mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social.

"Çdo ditë kalon mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash për familjen e madhe prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores.

Dhe kjo është vetëm një prej familjeve shqiptare që përballet me skamjen!

Mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social.

Hapi i parë: drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve.",- shkruan Basha në Facebook.

Agimi i tregon Bashës se është invalid dhe për shkak të problemeve me zemrën. Fëmijët e Agimit nuk shkojnë dot në shkollë. Por Basha u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.

Biseda e Bashës me Agimin:

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej

Agimi: Mirë se vini

Lulzim Basha: Agim si je?

Agimi: I fortë.

Lulzim Basha: Sa fëmijë ke?

Agimi: 8

Lulzim Basha: Tetë, t’i kesh me jetë t’i kesh. Familje e madhe.

Agimi: Patjetër, kam 4 çuna, 4 goca

Lulzim Basha: Po me dimrin si ja ke kaluar? Me çfarë ngoheni?

Agimi: Ku ma kanë lënë këtë

Lulzim Basha: Aq? Vetëm me atë?

Agimi: Po veç me këtë

Lulzim Basha: 11 veta këtu flini?

Agimi: Po, shihe, shihe mirë

Lulzim Basha: Po këto janë kushte vërtet të pabesushme dhe më vjen 2 herë keq. Dhe familjet me më shumë anëtarë duhet të kenë më shumë mbështetje

Agimi: Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit

Lulzim Basha: Po nusja?

Agimi: Dy herë jam operuar. Nusja edhe ajo pa punë. Shkoj tek kryetari me u anku, kryetari thotë po po. Për mashtrues nuk ka nevojë. Atë që ke për të ma thënë thuaje tamam si burrat.

Lulzim Basha: Si e ke emrin të lutem?

Vajza e Agimit: Antigona

Lulzim Basha: Antigona. E paske shumë të bukur. Ça pengese ke që nuk shkon në shkollë

Antigona: Nga hallet

Lulzim Basha: 6 vjeç ë? Do shkosh në klasë të parë? E ke qejf shkollën? E di ti që gjërat do të bëhen më mirë apo jo? Do bëhen shumë më mirë do kalojë e gjitha kjo.

Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si një baba i keq që nuk do me e dit për familjen

Agimi: E vërtetë. Për fëmijët duhet të kujdeset gjithësecili, si demokrat si socialist./K.C/dritare.net