Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Rama përdor propagandë naziste për të fshehur krimet shtetërore

Basha: Rama përdor propagandë naziste për të fshehur krimet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili në mitingjet e tij elektoralë ka theksuar se opozita ka krijuar krizën politike për mos tu hapur negociatat me BE pasi kanë nga drejtësia.

Në përgjigje të Ramës, Basha është shprehur se me propagandë kryeministri po përpiqet të largojë vëmendjen nga dalja e përgjimeve për blerjen e  votave, por asgjë nuk do të harrohet, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta mposhtur, është shprehja e së vërtetës.

Basha ka theksuar se propaganda e Ramës është metodë naziste për të justifikuar krimet shtetërore që po bëhen bashkë me bandat.

“Prej disa ditësh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej miliona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.

Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si diçka të zakonshme, si diçka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.

Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike”, tha Basha./e.k-Dritare.net