Basha përgjigjet: Ja kur rrëzohet Rama!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka thënë në Kinostudio se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet të dielën në protestën e opozitës.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse I ka ardhur aty ku smban më. Pyetja nuk I drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi I të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet.”-tha Basha./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  A do të zhvillojë më opozita protesta? Basha: Regjimi largohet me votë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.