
Basha me banorët e Bubqit dhe Rrënxës: Do bëjmë gjithçka për t'ju ndihmuar!
E Enjte 5 Dhjetor 2019, 13:01
Dritare.net

Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen dhe jo punëtorë të bashkisë. Po ashtu ai bëri apel që të jepet zgjidhje për familjet.
“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha./E.B-dritare.net

















