Na ndiqni edhe në

Arkiv

Basha i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka shumë mangësi, shqetësimi ynë, mirëqenia e shqiptarëve

Basha i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka shumë mangësi,
Pasi kryeministri, Edi Rama tha se nuk është koha për të bërë opozitë, por për të qenë bashkë, është përgjigjur edhe kryedemokrati, Lulzim Basha. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” Basha tha se, Rama sulmon opozitën, kur përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë.  Basha shprehet se, shqetësimi kryesor i opozitës është siguria dhe mirëqenia e shqiptarëve.

 “Rast unik që ta nisim me këtë me sulme nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë. Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshëm me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, pamundësia e mbi 50% e shqiptarëve për të sigurua ushqimet bazë. Këto janë shqetësimet kryesore. Shqetësimi kryesor i opozitës është siguria dhe mirëqenia e shqiptarëve.

Intensiteti i masave nuk duhet të fillojë pas shfaqjes së virusit. Kriza në Kinë na dha 45 ditë kohë. Më 27 shkurt i kam kërkuar qeverisë të marrë masa, nuk i ka ndërmarrë këto masa. Më 24 shkurt kam kërkuar që të ndërtohet një regjistër i posaçëm i personave që vijën nga zonat e kuqe, nuk e bëri, sepse atëherë z.Rama ishte në një gjendje tjetër mendore, dy javë më vonë nxori policinë në rrugë, do të kishte qenë më e lehtë të kishte pasur një regjistër.

Ky është një problem i madh që nuk zgjidhet me parada policës dhe ushtarësh në rrugë, me respektin më të madh. Ne jemi dakord me masat e marra, por janë bërë me shumë vonesë. Qeveria nuk duhej të kishte pasur sikletin pse po i propozon opozita. Pse u desh ka shumë kohë për të marrë këto hapa? Qeveria po reagon për problemin sot, por kjo krizë menaxhohet duke menduar se çfarë do të ndodhë nesër e pasnesër”, tha Basha.