Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i pandehur/ Balla: Të gjykohet për pastrim parash

Basha i pandehur/ Balla: Të gjykohet për pastrim parash
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  ka reaguar në lidhje me vendimin  e prokurorisë, që shpalli të pandehur kreun demokrat Lulzim Basha, për falsifikim dokumentesh. Balla shkruan se kreu opozitar nuk mund të gjykohet vetëm për këtë akuzë, pasi sipas tij ai është akuzuar edhe për veprën penale pastrim parsh.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë ? & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla./L.F-dritare.net