Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bariu që pa vrasjen e Çerçiz Topullit!

ChatGPT Image Aug 11, 2026, 12_17_09 PM.png

Vrasja e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit, më 17 korrik 1915, do të kishte mbetur e mbuluar nga misteri, nëse një bari nga zona nuk do të ishte bërë dëshmitar i ngjarjes.

Në emisionin “Dekalog” në DritareTV, gazetari Roland Qafoku sjell historinë e plotë të vrasjes së tyre, dëshminë e vetme nga vendngjarja dhe prapaskenat që dyshohet se çuan në ekzekutimin e dy patriotëve shqiptarë.

Mahmut Golemi ndodhej rastësisht në fushën e Shtojit, pranë Shkodrës, rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ai kishte dalë për të mbledhur ushqim për bagëtitë, kur pa ushtarët malazezë që sollën dy patriotët shqiptarë të lidhur me zinxhirë.

Sipas dëshmisë së tij, ushtarët i zbritën nga pajtoni dhe hapën zjarr ndaj tyre. Mustafa Qulli humbi jetën menjëherë, ndërsa Çerçiz Topulli, edhe pse i lidhur në duar dhe këmbë, u përlesh me ushtarët përpara se të qëllohej me plumba dhe bajoneta.

Në çastet e fundit, Topulli thuhet se i bërtiti shokut të tij:

“Mos u tremb, se patriotët kështu e kanë!”

https://youtu.be/vCqw7H33dJs?si=yAiNzALKxnkZ_Hsc

Pas ekzekutimit, trupat e tyre u hodhën në gropa të cekëta dhe u mbuluan me shkurre, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Mahmut Golemi heshti për gjashtë muaj, por më pas tregoi gjithçka që kishte parë, duke ndihmuar në zbardhjen e një prej vrasjeve më të rënda të historisë shqiptare./E.P-dritare.net