Balla: Nuk tërhiqemi, presidenti shkeli Kushtetutën, do e shkarkojmë

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla është shprehur se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga vendimi për të shkarkuar Presidentin Meta.

Balla theksoi se Meta ka bërë një akt antikushtetues me anulimin e datës së zgjedhjeve dhe për këtë Parlamenti do të bëj një debat të gjerë në seancën e nesërme.

“Më vjen mirë dhe keq që një pjesë e juaja nuk ke kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës së PS. Rezoluta qartëson që është Republikë Parlamentare, qartëson qëndrimin që Presidenti ka bërë akt antikushtetues. Dekreti i Presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe si i tillë zgjedhjet për maxhroacnën do të zhvillohen më 30 qershor.

LEXO DHE :  Rama bën paralajmërimin e fortë: Operacioni nuk do të ndalet!

Deputeti Balla nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do të këtë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, por ai ka thënë se Meta do të marrë përgjigje institucionale.

“Lëreni Kuvendin të bëj punën, Kuvendi do të ketë të enjten një diskutim të gjere për këtë çështje, dhe do të ketë një qasje institucionale. Përballe një akti antikushtetues do të ketë një përgjigje të përgjegjshme. Ju e dini që Presidenti i Republikës, në një Republikë të pastër Parlamentare nuk i ka këto kompetenca. Presidenti mund të këtë shumë dëshira, por ato s’mund të kthehen në dekrete”, u shpreh Balla./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.