Live/ Asambleja e OKB, mban fjalimin kryeministri Edi Rama
Friday 25 September 2026, 19:07
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
“Zoti President, të dashur përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me AI. Ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore. Kush mund të hyjë në mendjen e një qytetari, të imitojë një zë të besuar.
Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar. Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është tejet i thjeshtë, rreziku i menjëhershëm është që AI nuk do ndalet së binduri njerëzimit, por do t’i bindet njeriut të gabuar“, tha Rama./K.C/dritare.net