
Arta Dade: Nëse opozita vazhdon kështu, PS do të marrë mandat të tretë!
E Shtunë 19 Tetor 2019, 19:07
Dritare.net

Dade tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk është i përgatitur për të ardhur në pushtet dhe sipas saj, nëse opozita vazhdon kështu, PS do të marrë dhe një tjetër mandat.
“Patjetër që rotacioni i bën mirë demokracisë, por nuk shoh opozitë të përgatitur për të ardhur në pushtet. Nëse vazhdon kështu gjendja, me këtë opozitë, që ka nevojë të reformohet, pasi edhe lideri i opozitës nuk ka pastruar figurën e tij nga akuzat, ashtu siç vijon të drejtohet nga figura, që duhet të ishin vënë para drejtësisë. Për këtë, përgjegjësia është edhe e Ramës. Opozita duhet të merret me veten. PS do të marrë mandat të tretë, nëse vazhdon kështu”, tha Dade./E.B-dritare.net

















