Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet Shukri Xhelili, akuzohet për korrupsion

Arrestohet Shukri Xhelili, akuzohet për korrupsion
Ish­ kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është arrestuar ditën e sotme për videoskandalin që tronditi vendin. Shukri Xhelili u filmua në hotel me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të një pune në Bashki. Vendimi për arrestimin e tij u dha nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Shukri Xhelilin, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A. për një vend pune”, thotë një njoftim i Policisë, që njofton se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës dhe se Shukri Xhelili gjendet pas hekurave.