Na ndiqni edhe në

Arredim

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të shtëpive!

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

Ju ka ndodhur ta ndjeni veten pronarë të një shtëpie me qira, pasi keni parë në rrjetet tuaja shtëpi të mobiluara në mënyrat më të ndryshme? Ndonëse dikur ishin rrobat ato që përcaktonin stilin tonë, por sot janë shtëpitë, të cilat po bëhen gjithmonë e më shumë ajo çfarë ne pëlqejmë të ekspozojmë. Kërkoni me hashtagun #interiordesign në Instagram dhe do t’ju dalin gati 90 milionë postime, me dhoma të kuruara në mënyrë të përsosur. Sfera private e shtëpisë tonë, që dikur ndahej vetëm me më të afërmit, sot është bërë publike.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

"Të gjithë po shqetësohen më shumë sesi duken shtëpitë e tyre. Ne kemi parë mobilje që nuk kushtojnë shumë por janë elegante dhe trendi”, thotë Alessandra Wood, një historiane e dizajnit dhe nënkryetare e kompanisë Modsy.

Edhe pse Instagrami të jep një frymëzim të ri për mobilimin e shtëpive, shumë pak prej nesh jetojnë në shtëpi që i kanë në zotërim, pra pronarë të saj. Rritja e çmimeve të shtëpive, ka çuar që shumica e njerëzve në Europë dhe SHBA të jetojnë me qira. Vetëm 37% të amerikanëve të moshës 24-35 vjeç zotërojnë shtëpinë e tyre, krahasuar me 43% në 2005. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo është edhe më e ulët, me vetëm 34% të njerëzve të së njëjtës grupmoshë zotërojnë pronë, krahasuar me 55% në 1996.

Është e qartë që shtëpitë antike po merren me qira më shumë, megjithatë dëshira për ta mobiluar vetë shtëpinë është po prapë e madhe. Nëse dikur ishte perfekte të merrje një shtëpi me dhomë ndenjejë që ishte e madhe dhe kishte dritën e duhur, sot kjo nuk është më shije e të rinjve. Të rinjtë, gjithnjë e më shumë po gjejnë zgjidhje më të përkohshme, për ta bërë shtëpinë me qira, të përshtatshme me stilin e tyre.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

Stili i zhvendosshëm dhe lulet me qira

“Shtëpia është shtëpi, pavarësisht nëse jeton me qira” thotë qiramarrësi Chelsey Brown, 27 vjeç, i cili banon në New York.

"Shumë njerëz nuk kanë dëshirë të krijojnë hapësirat e tyre për shkak të kufizimeve të qirasë, por unë nuk lejoj asnjë qiradhënës të më kufizojë në atë që mundem ose nuk mund të bëj. Për shembull, unë gjithmonë kam kërkuar mur druri në shtëpinë time dhe kështu kam kuptuar një mënyrë për të instaluar atë përkohësisht. Për më tepër, gjithmonë kam ëndërruar të kem një kuzhinë të bardhë mermeri dhe e kam arritur duke përdorur produkte që hiqen”.

Për disa qiramarrës të rinj, personalizimi i një shtëpie është akoma një hap jo i sigurt. Por tre vitet e fundit, dhe shitësit me pakicë të tregut masiv si Zara, ASOS dhe H&M kanë filluar të shesin artikuj të vegjël si vazo, jastekë dhe qirinj që janë të thjeshtë për t’u përfshirë në një hapësirë të mobiluar tashmë. Brown aktualisht është duke punuar në një gamë të produkteve të lëvizshme për qiramarrësit.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

"Deri në vitet e fundit, marrja me qira ka qenë vetëm një hap në proces, por tani është fillimi dhe mbarimi i lojës për shumë njerëz,” shpjegon ajo.

"Unë dua t'u tregoj njerëzve që ju mund të krijoni hapësirën tuaj të ëndrrave në një shtëpi me qira."

Disa biznese tani ofrojnë edhe kompletimin e shtëpive me mobilje për muaj, dhe kjo u jep pronarëve mundësinë për të tërhequr qiramarrësit për të marrë pronat e tyre duke u ofruar mundësinë për të rregulluar si duan hapësirën e tyre të përkohshme.

"Kompanitë e qirave janë rilindur si alternativa elegante për blerjen e mobiljeve për një hapësirë të përkohshme. Këto kompani synojnë ata që nuk guxojnë të bëjnë ndryshime", shpjegon Wood.

Fashion Furniture Rental, me seli në Kaliforni është një biznes që ofron mobilje dhe elektro-shtëpiake me qira. Edhe pse kompania ka ndihmuar tradicionalisht në veshjen e projekteve të akomodimit për studentët dhe ushtarët, ajo ka gjithnjë e më shumë interes nga qiramarrësit e rinj.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

“Ne po shohim që njerëzit kërkojnë përvoja të reja dhe një nga këto është edhe marrja me qira e mobiljeve. Kështu mobiljet mund t’i kthehen kompanisë sapo qiramarrësi do një përvojë tjetër të re”, thotë Abra Landau, një menaxhere marketingu në kompaninë Fashion Furniture Rental.

Ndërsa tregu i tyre zhvendoset drejt qiramarrësve më të përqendruar në stil, kompanitë që ofrojnë artikuj me qira janë të prirura të përshtatin modelin dhe artikujt e tyre në ofertë, në përputhje me rrethanat.

“Njerëzit duan gjëra që i bëjnë të ndjehen mirë, pa pasur nevojë të paguajnë shumë për të”, thotë Rhiannon Smith, zëdhënës i kompanisë qiradhënëse të bimëve, The Plant Library.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

Rreziqet e investimit

Marrja me qira e mobiljeve të shtëpisë tuaj mund të duket e kushtueshme, kur do ta personalizosh atë, por gjithnjë e më shumë është një zgjidhje për qiramarrësit e rinj me stil, të ndërgjegjshëm që nuk shohin vlerën e investimit në pjesë të përhershme për një pronë me qira.

"Sapo të keni paguar kaparin dhe qiranë, nuk ju mbesin shumë para për të blerë mobilje”, thotë Medina Grillo, qiramarrëse 31-vjeçare nga Britania e Madhe.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

"Shumë mobilje në shtëpinë time të parë me qira ishin të lira, të blera në eBay. Marrja me qira e mobiljeve më ka shpëtuar."

Grillo ka arritur të mobilojë shtëpinë e saj me qira sikur e donte, plot ngjyra, dhe fotot i ka ndarë në rrjete sociale. Ajo thotë se sfida më e madhe e mobilimit kur ke shtëpinë me qira, është bërja e diçkaje që mund t’ju humbasë kaparin.

Grillo përjetoi dobësitë e investimit të kohës dhe parave në një pronë, duke rënë viktimë e natyrës së pasigurt të tregut me qira, kur pronari i saj vendosi ta shiste shtëpinë e saj të mëparshme.

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të

“Ne kishim jetuar atje për gati tre vjet dhe kishim krijuar kaq shumë kujtime të lumtura. Duhet të lëviznim ishte vërtet stresuese, sidomos për fëmijët”.

Në përpjekje për të gjetur qëndrueshmëri, qiramarrësit e vjetër po krijojnë një ndjenjë të shtëpisë në mënyrë gjithnjë e më krijuese. Shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për rehati dhe ndjeshmëri estetike, edhe pse qëndrimi aty do të jetë i përkohshëm.

"Ne po jetojmë në një kohë kur bota e jashtme është e frikshme dhe duket se do të bëhet më e frikshme brenda javës. Shtëpia jonë është vend i shenjtë, hapësira jonë private na mbron nga bota e jashtme, dhe mund të garantojë këtë lloj sigurie psikologjike", thotë Wood.

Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini-dritare.net

Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të