
Ja disa ide si të zbukuroni tavolinën e Krishtlindjeve!
Dritare.net
Në fillim, para se të nisni së zbukuruari shtëpinë dhe çdo hapësirë tjetër deri te tavolina, ju duhet ta keni të qartë çfarë kërkoni elegance, traditë, magji. Sapo te gjeni përgjigjen, filloni përgatitjen. E kuqja, jeshilja dhe ngjyra gold, janë tre ngjyrat që ngjajnë mirë për këtë festë.
Për një tavolinë me pamje të ngrohtë, kombinimi më i këshilluar është ai midis të kuqes dhe të artës. Ndërsa për të pasur një efekt më elegant dhe të ftohtë, e bardha dhe argjendi janë zgjedhja ideale.
E rëndësishme është mbulesa e tryezës. Ngjyra, punimi dhe detajet e saj i japin një pamje tjetër darkës truaj të festave. Kujdes të veçantë duhet të tregoni për zbukurimin e mesit të tavolinës. Ato më tradicionale janë boçe pishe, degë bredhi e qirinj. Nëse dëshironi të thyeni pak ngjyrën e mbulesës së tavolinës, duhet të bëni kombinimin e një shiriti në mes me ngjyrë tjetër.
Mund të zgjidhni një mbulesë të bardhë me një shirit të kuq, ose mbulesë e kuqe me fashë mesi të artë. Shikoni dhe fotot për të marrë një ide, sepse jemi të sigurt që kanë për t’iu pëlqyer./L.F-dritare.net

















