
Vitet e fundit, paletat e ricikluara janë bërë një nga materialet kryesore për të projektuar gjëra të domosdoshme në shtëpi, kryesisht krevate. Ato janë një shembull i shkëlqyeshëm i dekorimit të shtëpisë me buxhet të ulët dhe i japin saj një pamje shumë të bukur, magjike do të thoshim.
Tani që ka paleta me shumicë, nuk ka nevojë që ta blini trupin e shtratit me çmime marramendëse. Dritare.net ju sjell në galerinë më poshtë, disa ide si të krijoni një krevat me paleta! Mos i humbisni!/K.C/dritare.net

















