Na ndiqni edhe në

Arredim

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të vogël

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Dekorimi është një proces shumë argëtues për shumicën prej nesh, por kur është fjala për hapësirat e vogla gjithçka duket si një tmerr.

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Hapësirat e vogla janë disi më të vështira për t’u dekoruar, por nëse arrin të gjesh ekuilibrin perfekt midis preferencave dhe zonës që ke, atëherë e gjitha kjo kthehet në një argëtim.

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Kur një hapësirë është e vogël, duhet menduar me kujdes për ekuilibrin midis saj dhe objekteve. Nëse zgjedhim të vendosim objekte me përmasa të mëdha atëherë vizualisht ajo do të duket akoma më e vogël. Prandaj mënyra më e duhur është të mendojmë për artin e murit. Disa korniza delikate apo një skulpturë teli e bëjnë hapësirën tuaj më të freskët.

Është shumë e rëndësishme të punosh në një hapësirë që është e dekoruar sipas shijes tuaj, sepse ndikon jashtëzakonisht në frymëzimin dhe motivimin tuaj.

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Tryeza ku punojmë është një hapësirë e vogël, por duhet të dekorohet me një kujdes të veçantë, pasi kjo do të ndikojë në produktivitetin në punë. E rëndësishme është që dekorimi juaj të mos shkaktojë rrëmujë dhe pengesa në punë. Ndërsa një vazo prej qelqi me lule apo edhe një qen prej qeramike e bën ata një mjedis shumë të këndshëm për të punuar.

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Vetëm sepse ajo është një hapësirë e vogël, nuk do të thotë që nuk mund të jetë e këndshme. Qoshet janë ideale për të shtuar dekorimet tona. Dhe gjëra të vogla si vazo, fotografi apo edhe gjëra të tjera të veçanta e bëjnë atë një mjedis ideal.

Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Por përpara se të dekoroni hapësirën tuaj, sigurohuni që ajo edhe të shërbejë për përditshmërinë tuaj./R.P/dritare.net