Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arabia Saudite hap dyert për turistët e huaj, por çfarë ia vlen të vizitohet në shkretëtirë?

Arabia Saudite hap dyert për turistët e huaj, por çfarë ia
Vendimi i fundit i qeverisë saudite për të hapur dyert për turistët, ka shkaktuar një valë ngazëllimi në industrinë e udhëtimit. Një vend kaq i madh, komplet i mbyllur deri më sot, pret eksploruesit e tij nga gjithë bota.

Po çfarë saktësisht mund të shohim në Arabinë Saudite dhe pse të marrësh rrugën për të shkuar në një vend ku është tmerrësisht nxehtë për 8 muaj të vitit? Një vend pa liri politike, pa liri fjale, pa liri seksuale? Një vend ku nuk lejohet alkooli dhe ku burrat e gratë nuk përzihen me njëri-tjetrin?

Gjithashtu Arabia Saudite është një vend që kritikohet vazhdimisht për mungesë të të drejtave themelore të njeriut, informon dritare.net

Gjëja e parë që duhet theksuar është se ky vend ofron një peizazh tepër të larmishëm, nga ç’mund të keni imagjinuar.

Edhe pse; Po! Nga pikëpamja gjeografike, pjesa më e madhe e vendit është shkretëtirë. Ama aty do të ndeshni në magjinë panoramike të maleve Asir, mbushur me dënjillë, 3000-9000 metra të lartë. Do të mund të shihni botën e pasur nënujore të Detit të kuq, oazin e hurmave arabe në Al-Hofuf si dhe rrugicat gjarpëroshe dhe dyqanet pikante të Jeddah, informon dritare.net.

Jeddah

Ky port i lagësht në Detin e Kuq ishte kryeqyteti i vendit deri në vitin 1982, kur në vend të tij u bë Rijad. Jedda sot është një oaz i magjishëm kulturor, ku pasqyrohet më së miri çdo racë e Detit të Kuq.

Është një qytet vazhdimisht i nxehtë, ku egjiptianët i sheh të ulur në kafet buzë rrugës duke tymosur nargjile e duke luajtur tavëll.

Rrobaqepësit jemenas mblidhen këmbëkryq në dyqanet e veshjeve ku punojnë deri natën vonë, ndërsa gratë nga Somalia, Eritrea dhe Djiboutian ju ofrojnë një larmi të erëzave pikante për të blerë, informon dritare.net.

Jeddah është gjithashtu porta e hyrjes në Mekë dhe Medinë për mbi dy milionë muslimanë që marrin pjesë çdo vit në peligrinazhin e Haxhit.

Malet Asir

Ka njerëz që kanë jetuar në Arabinë Saudite për më shumë se një dekadë, por kurrë nuk e kanë vizituar këtë perlë, në cepin jug-perëndimor të vendit, ngjitur me Jemenin. Peisazhi mund të jetë i harlisur dhe i gejlbër,madje edhe gjatë verës së gjatë. Mund t’ju qëlloj që krejt papritur një pyll dëllinje të kthehet i bardhë pas ndonjë stuhie të papitur.

Rreth 500,000 babunë të egër Hamadryas banojnë në këto male, së bashku me shqiponja dhe llojshmëri të shumta kafshësh e shpendësh të rralla, informon dritare.net.

Mada'in Saleh

Rrënojat e lashta të civilizimit Nabataean në veri-perëndim të vendit janë të jashtëzakonshme, një thesar i çmuar i vendit,  jo vetëm për gdhendjet në gur, të cilat të kujtojnë Petran në Jordani, por mbi të gjitha për vendosjen e tyre magjepsëse në mes të shkretëtirës.

Për vite me radhë, autoritetet saudite heshtën për Mada'in Saleh pasi fondamentalistët fetarë nuk ishin të prirur për të promovuar diçka që daton nga një civilizim para-islamik, që në arabisht njihet si "Epoka e injorancës".

Mada’in Saleh tashmë është në listën e siteve të trashëgimisë kulturore botërore dhe mbrohet nga UNESCO.

Al-Hofuf

Plantacionet e palmave të hurmave arabike në al-Hofuf mbulojnë një zonë mjaft të gjerë të Arabisë Saudite lindore, e cila mendohet se është e madhja në botë në llojin e saj duke krijuar një peizash mjaft interesant.

Por spektakli i vërtetë këtu është kompleksi i shpellave brenda malit al-Qarah, i shpallur në vitin 2018 si një vend i trashëgimisë kulturore botërore të Unesco.

Shpellat natyrore, të krijuara nga erozioni i erës dhe i ujit, janë pak të vështira për t’u ngjitur, por përpjekja ia vlen, informon dritare.net.

Dy fjalë paralajmëruese

Sauditët, në pjesën më të madhe të tyre i mirëpresin vizitorët e huaj, por kjo hapje e re nuk vjen pa rreziqe. Kur dy civilizime shumë të ndryshme bien në kontakt me njëri-tjetrin, perëndimi liberal dhe sauditët konservatorë, gjithmonë ekziston mundësia e një keqkuptimi ose ofendimi, informon dritare.net.

Gratë nuk duhet të fotografohen kurrë në publik. Burrat sauditë mund të jenë shumë të egër kur vjen puna tek mbrojtja e nderit të grave të tyre.

Jashtë qyteteve kryesore si Riad, Jeddah dhe në Provincën Lindore, shumë njerëz lokalë nuk kanë patur kurrë kontakte me perëndimorët, ndaj mund të jenë shumë dyshues sidomos në prani të kamerave dhe telefonave.

Pra, kini kujdes ku i drejtoni ata dhe gjithmonë kërkoni leje!

Si ta vizitoni!

Vizat mund të merren online për shtetasit e 49 vendeve të ndryshme

Grave u kërkohet vetëm që të vishen "modestisht" dhe nuk kanë pse të mbulohen

Çiftet e pamartuar tani mund të flenë bashkë në një dhomë hoteli, duke thyer një tabu të vjetër në këtë shoqëri islamike.Burimi:BBC/ Përshtati: J.H, dritare.net