Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Andy Burnham merr drejtimin e Laburistëve, premton ndryshimin më të madh në 40 vjet

Andy Burnham është konfirmuar si lider i ri i Partisë Laburiste britanike gjatë një konference të posaçme në Londër, duke marrë drejtimin e partisë përpara se të marrë detyrën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar të hënën.

Në fjalimin e tij të parë si lider, Burnham deklaroi se është “gati” për të udhëhequr vendin dhe premtoi t’u rikthejë qytetarëve shpresën, duke akuzuar qeveritë e deritanishme se i kanë kthyer shpinën komuniteteve të klasës punëtore.

“Dua t’u kthej njerëzve shpresën ”, tha ai, ndërsa premtoi atë që e cilësoi si “ndryshimin më domethënës në politikën britanike në 40 vitet e fundit”.

Burnham u shpreh se ka një plan të qartë për qeverisjen, por nuk zbuloi ende emrat e kabinetit të tij. Ai tha se ekipi qeverisës do të përfaqësojë zëra nga e gjithë Partia Laburiste.

Analistët e politikës britanike e cilësuan fjalimin e tij si jashtëzakonisht ambicioz. Korrespondenti politik i Sky News, Henry Zeffman, tha se Burnham foli si një lider që beson se mund të lërë një gjurmë të veçantë në historinë politike të vendit dhe jo thjesht të jetë një tjetër kryeministër.

Ndërkohë, në Downing Street janë parë furgonë të kompanive të transportit, ndërsa kanë nisur përgatitjet për dorëzimin e pushtetit nga Keir Starmer te Andy Burnham./L.F-dritare.net