
Moti në Shqipëri këtë të mërkurë do të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë më të pranishme gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pas mesditës priten më shumë intervale me diell.
Në disa zona të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pavarësisht reshjeve, temperaturat do të mbeten të larta. Maksimumet pritet të arrijnë deri në 37°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe të brendshme të territorit. Në Tiranë parashikohet temperaturë maksimale rreth 31°C, ndërsa në Sarandë rreth 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të forcohet herë pas here deri në 17 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 2-3 ballë./K.C/dritare.net